© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
1D16FBE3 6471 4F6F 95BA 427F5DAFE498

Çka është Bullizmi ?

Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtaturatyre që dëshiron apo thotë bullisti.

Kërkimet më të shumta rreth bullizmit janë bërë në një kontekst shkollor, prandaj përkufizimi më i pranuar gjerësisht për bullizmin është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”. Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtaturatyre që dëshiron apo thotë bullisti. Këto karakteristika e bëjnë bullizmin jo vetëm një sjellje të dhunshme atipike dhe shumë specifike në raport me lloje të tjera të dhunës në shkollë, por gjithashtu edhe shumë të vështirë për t’u identifikuar si e tillë. Me fjalë të tjera, sjellje të dhunshme që ndodhin midis nxënësve për shkaqe të tjera, të cilat nuk përfshihen në përkufizimin e dhënë më sipër, nuk konsiderohen si bullizëm. Të tilla sjellje mund të jenë reagimet e ashpra në raste të grindjeve të provokuara nga viktima.

Përse një fëmijë priret të bëhet bullist?

Kjo është një pyetje e cila nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë. Njerëz të ndryshëm dhunojnë për arsye të  ndryshme dhe disa dhunojnë më shumë se të tjerët. Disa dhunojnë sepse janë të pakënaqur me veten dhe mendojnë se duke i bërë edhe të tjerët të ndihen keq, kjo do t’u sjellë kënaqësi. Disa të tjerë dhunojnë sepse kanë një nevojë të vazhdueshme për t’u treguar të tjerëve se kush drejton. Të tjerë dhunojnë sepse e kanë perceptuar dhunën si të vetmen formë që siguron mbijetesën në mjedisin kaotik social ku jetojnë. Shpesh, për fatin tone të keq, disa fëmijë dhunojnë sepse familjet ku jetojnë, janë tolerante ndaj dhunës ose më keq akoma, I gëzohen të qenit zot të vetes (edhe pse e bëjnë në mënyra shpeshherë të stërholluara dhe duke u përpjekur që të mos bien në sy të vetë fëmijës). Shkollat vlerësohen si mjedisi ideal për bullizmin. Ato janë institucione hierarkike, si përsa i përket statusit të stafit, ashtu edhe të nxënësve. Shkollat funksionojnë në bazë të dinamikave dhe fuqive të ndryshme. Sipas Lines (2008), nxënësit i shquajnë lojërat e forcës që zhvillohen midis anëtarëve të stafit në shkollë dhe i brendësojnë ato në një masë të caktuar ose të paktën, i reflektojnë ato në sjelljet e tyre ndërpersonale. A mund të dallosh nëse një fëmijë është bullist? Sikur të ishte kaq e lehtë! Duke qenë se arsyet apo rrethanat që provokojnë dhe mbajnë sjelljen bulliste janë kaq të shumta sa ne i përmendëm (në fakt listimi i plotë i tyre do të kërkonte një hapësirë shumë më të madhe), është e vështirë të konfirmosh dyshimin nëse një fëmijë është bullist apo viktimë e bullizmit. Gjithsesi, edhe fakti se tek ne kanë lindur dyshime për praninë e një skeme bullizmi, ky është një ogur i mirë, pasi ne e njohim rëndësinë e sinjaleve që jep fëmija. Përgjithësisht, fëmijët që tregojnë sjellje bulliste kanë një vlerësim shumë të lartë për veten, ndryshe nga ç’mund të mendojnë disa njerëz. Mendimi i gabuar vjen pikërisht për shkak të faktit se pjesa më e madhe e bullistëve janë nxënës me pak interes për shkollën dhe me një performancë të ulët mësimore. Këta fëmijë dhe të rinj, gjithashtu presin që gjithë të tjerët të përmbushin kërkesat e tyre dhe për më tepër, t’i kenë frikë. Këta fëmijë, në përgjithësi nuk mendojnë se sa keq u bën të tjerëve dhuna e ushtruar prej tyre ose edhe në rast se e mendojnë, kjo gjë u jep kënaqësi. Sidoqoftë, sjelljet bulliste janë tregues të faktit se ata që e ushtrojnë bullizmin nuk dinë të kontrollojnë dhe të menaxhojnë agresivitetin e tyre.

 

Bullizmi ose Mujsharja është një dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në të gjitha shtetet e botës, duke filluar me fëmijët që në bankat e para të shkollës.”Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësorë gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë” – shkruhet në raportin “Pas shifrave: “Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar 2019 .

Përhapja e Bullizmit

Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 39.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në një nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është 20%.Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%Një studim i ndermarrë në Shqiperi me disa mijëra anketues nxënës , mësues dhe prindër në 141 shkolla publike, tregon se 1 në 5 nxënës nga klasa e 4 deri ne klasën e 12 janë prekur nga bullizmi në shkollë .Gati gjysma vuajnë nga bullizmi psikilogjik, 35% nga ai verbal dhe pjesa tjetër nga ai fizik . Bullizmi është shumë i pranishëm ne klasat 5 dhe 11 brënda ambjentit të klases në mungesë të mësuesit ne 40% të rasteve , oborrin e shkollës në 40% të rasteve dhe në 20% të rasteve Në prani të mësuesit.Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen agresorë. Fenomeni i përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë në shkollat private.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri

Mujsharja tek fëmijtë

Mujsharja dallohet tek femijet kur :

  • Fëmija ka shenja të ndryshme në trup dhe nuk di ti shpjegojë.
  • Fëmija kërkon para PA ndonjë arsye të bindshme.
  • Fëmija nuk deshiron të shkojë ne shkollë apo nuk ka deshirë të luajë me miqtë e tij.
  • Fëmija dëshiron që të ndryshoje mënyren e të shkuarit në shkollë dhe kur ai do të ndërrojë partnerin e rrugës.
  • Fëmija vjen vonë nga shkolla.
  • Fëmija ka dëme materiale si çanta.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.