Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Është metodë diagnostike-endoskopike në Urologji, e ngjajshme me gastroskopinë, kolonoskopinë etj.

Indikacionet: Mjeku juaj u sygjeron të bëhet në rastet kur kemi:

Cistittis (infl. të fshikës urinare) të shpeshta, dhembje gjatë urinimit, djegie, ndjesinë e moszbrazjes totale të fshikës, tek stres inkontinenca (urinimi i pavullnetshëm), prezenca e gjakut në urinë, tumore të fshikës urinare si dhe karcinomat.

Pos si metodë diagnostike është edhe trajtuese:ka mundësi të vendosen medikamente të caktuara brenda fshikës gjatë cistoskopisë por edhe të merret material i dyshimtë për analiza-biopsi.

Zakonisht mjeku juaj ju kërkon që para kësaj procedure, fshikëza të jetë e zbrazur ngaqë gjatë ecurisë ajo distendohet me tretje për tu bërë vizuelizimi më i qartë i brendësisë së fshikës urinare.

Administrimi:E ngjajshme me kontrollat gjinekologjike.

Para se të filloj procedura infermieri/ja pastrojnë zonën intime tuajën. Urologu në cistoskop vendos gel që ka rol lubrifikues me lidocain (anestetik lokal) në mënyrë që gjatë insertimit në organet e juaja të mos shkaktoj diskomfort dhe cistoskopi të mos bëjë shtypje e pacienti të na bëjë rezistencë.

Në cistoskop është e vendosur një kamerë me dritë të fortë që mundëson pamje nga brenda fshikës, e ato na shfaqen në ekran të aparaturës.

Cistoskopi (rigjid) është një tub i metalit me kamerën në kokë, kurse tani në treg ka edhe cistoskop fleksibil.

Fillohet prej uretres në drejtim të fshikës urinare vazhdon kah ureteret.
Në të shumtën e rasteve bëhet pa anestezion (anestezion i shkurtër i.v. sedacion~përgjumje) por në disa raste aplikohet dhe me anestezion, sidomos tek njerëzit e ndijshëm dhe tek fëmijët ngaqë ata s’ janë bashkëpunues me mjekun edhe nga frika. prandaj më e rrugës është që ata të flejnë gjersa ne procedojmë në vazhdim.

Gjatë cistoskopisë hiqen të gjitha ato dyshime që mjeku urolog ka për ju ngaqë gjithçka shihet qartë, dhe s’ ka nevojë të pritet për rezultate ngaqë pas kontrollës do t’ua kumtojë gjendjen tuaj shëndetësore, veç në rastet kur merr material, atëherë nevojitet pritur rezultatet HP-histopatologjike dhe në bazë të rezultateve vazhdohet tutje.

Në rastet kur ka për tu aplikuar anestezioni, mjeku juaj do të ju kërkoj disa analiza rutinë si: hemogramin, EKG, Rtg Pulmo etj. Gjithashtu kërkon nga ju që të mos merrni pije dhe ushqime disa orë para kontrollës.

Do të kërkoj gjithashtu të mos merrni barnat e llojit të aspirinës.

Ju mos hezitoni ta njoftoni Me kusht që vuani nga:

diabeti (sëmundja e sheqerit) (sëmundja e sheqerit), HTA ,sëmundje të traktit respirator etj. Këto janë të domosdoshme të i dijë mjeku anesteziolog!

Procedura është e thjeshtë, s’ zgjatë më shumë se 20 min zakonisht dhe s’ ka nevojë hospitalizimi!

Ju do t’i ktheheni jetës dhe përditshmërisë suaj po atë ditë, vetëm se s’ guxoni të vozisni gjersa ktheheni në shtëpi, me ju nevojitet medoemos të jetë së paku 1 familjar shoqërues.

Kur mjeku juaj e sheh të arsyeshme, ju liron për në shtëpi.

Duke iu dhënë edhe terapinë përcjellëse si: antibiotik si profillaks ndaj ndonjë infeksioni të mundshëm edhe atë 1×1 per 5-7 ditë si dhe analgjetik Vetëm po të keni dhembje gjatë urinimit.

Ka mundësi gjakderdhjesh pas cistoskopisë ngaqë mund të ‘lëndohet’ lehtë fshikëza por s’ është diçka shqetësuese, kurse Me kusht që ato zgjasin më shumë se 4-5 ditë, nevojitet ta lajmëroni mjekun tuaj urolog!

Udhëzoheni të mos merrni ushqime të rënda pas kontrollës, diçka të lehtë si: pure ose diçka të qullët për arsye të anestezionit si dhe lëngje sa më shumë që të mundeni që të menjanoni mundësinë e ndonjë infeksioni.

Në botën e urologjisë është një ndër metodat më të mira diagnostike saqë ndryshe njihet si “Standardi i Artë”./Familja Jonë