Pjesa më e madhe e trupit të njeriut përbëhet nga uji, pasi 75% e peshës trupore përbëhet prej H2O. Pjesa më e madhe e ujit gjendet brenda qelizave të trupit (hapësirat ndërqelizore). Pjesa tjetër gjendet në hapësirën jashtëqelizore, që përbëhet nga enët e gjakut (hapësira intravaskulare) dhe hapësirat mes qelizave (hapësirat ndërmjetëse).
Çfarë është dehidratimi ?
Dehidratimi ndodh kur sasia e ujit që largohet nga trupi është më e madhe sesa sasia që futet në të. Trupi është shumë dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Ne humbasim ujë automatikisht kur:
• marrim frymë dhe uji largohet nga trupi ynë;
• djersijmë për të ftohur trupin; dhe
• urinojmë apo nxjerrim mbeturinat ushqimore nga zorra e trashë.
Në një ditë normale, një person duhet të pijë një sasi të konsiderueshme uji për ta zëvendësuar këtë humbje rutinore.
Shkaqe të dehidratimit mund të jenë:
– Diarreja
Diarreja është shkaku më i zakonshëm i humbjes së ujit të trupit. Përbëhet nga lëvizjet jashtëzakonisht të shpeshta ose jashtëzakonisht të lëngshme të zorrëve dhe shkarkime tepër të ujshme të materialit fekal. Diarreja e vazhdueshme është edhe e pakëndshme, edhe e rrezikshme njëkohësisht, pasi një sasi e konsiderueshme e ujit mund të humbasë me çdo lëvizje të zorrëve. Në mbarë botën më shumë se katër milion fëmijë vdesin çdo vit për shkak të dehidratimit nga diarreja.
– Të vjellat
Të vjellat janë një veprim i forcuar i zbrazjes së stomakut, ku stomakut i duhet të mposhtë forcat shtytëse që ekzistojnë për të mbajtur ushqimin dhe sekrecionet brenda stomakut. Stomaku, pothuajse e nxjerr jashtë gjithçka që ka brenda – duke e shtyrë me forcë drejt pjesës së poshtme të ezofagut (tubi që lidh gojën me stomakun) gjatë një të vjelle. Të vjellat e vazhdueshme mund të jenë një shkak serioz për humbjen e lëngjeve dhe është e vështirë për një person ta zëvendësojë ujin, nëse s’është në gjendje të tolerojnë lëngjet.
– Djersitja
Trupi mund të humbasë shuma të konsiderueshme uji kur tenton të ulë temperaturën e vet me anë të djersitjes. Trupi përdor një sasi të madhe uji në formën e djersës për të freskuar vetveten, qoftë kur trupi është i nxehtë për shkak të ambientit (për shembull kur punon në një ambient të nxehtë), të ushtruarit në një ambient të nxehtë, ose për shkak të një temperature të lartë për shkak të ndonjë infeksioni.
Në varësi të kushteve të motit, një ecje e shpejtë do të prodhonte deri në një paund ujë.
– Diabeti
Tek njerëzit me diabet, nivelet e larta të sheqerit në gjak çojnë në shkarkim të sheqerit në urinë dhe pas kësaj bie niveli i ujit dhe shkaktohet dehidratim. Andaj, urinimi i vazhdueshëm dhe etja e tepërt janë disa nga simptomat e diabetit.
– Djegiet
Lëkura ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e lëngjeve në trup dhe në rregullimin e temperaturës së trupit. Në qoftë se një pjesë e mirë e lëkurës dëmtohet, dëmtohet edhe aftësia e trupit për të ruajtur kontrollin. Viktimat e djegura dehidratohen, pasi uji rrjedh nga lëkura e dëmtuar. Humbjet e ujit shoqërohen edhe me sëmundje të tjera inflamatore.
– Pamundësia për të pirë
Pamundësia për të pirë ujë mjaftueshëm është një shkak tjetër i dehidratimit. Grada e dehidratimit mund të shtohet për shkak të mungesës së ujit ose pamundësisë për të pirë sasi të mjaftueshme, shoqëruar kjo me humbje të vazhdueshme të ujit.