Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

dhimbja intensive e kokës është lloji më i zakonshëm i
dhembjes së kokës në popullatë. Pothuajse ndodh tek të gjitha grupmoshat,
mirëpo tek gratë në një numër pak më të lartë sesa tek burrat.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të dhembjeve të Kokës,
ekzistojnë tre nëntipe të dhembjeve intensive:

– episod i rrallë, me dhimbje koke që shfaqen deri një
herë në muaj (më pak se 12 dhimbje koke në vit) – episod i shpeshtë, me dhimbje
koke të shfaqur deri në 14 ditë në muaj.

–  kronike, me
dhimbje koke më të shpeshta se 14 ditë në muaj.

dhimbja intensive episodike e kokës shoqërohet me situate
stresuese, është me intensitet të moderuar dhe ndalon në mënyrë spontane ose me
përdorimin e barnave analgjezik.

dhembjet intensive kronike të kokës zakonisht zgjasin me
ditë, shoqërohen shpesh nga muskuj të ndjeshëm perikranial dhe rezultojnë në
kufizim të moderuar të aktiviteteve të jetës së përditshme.

Mënyra se si shfaqet dhimbja intensive e kokës fillon me
intesitet të lehtë deri mesatare, është bilaterale dhe jo pulsuese, siç është
ndjenja e shtrëngimit, presionit në kokë ose rëndesë në kokë dhe shpatulla.
Ndonjëherë shoqërohet me ndjeshmëri ndaj dritës ose tingujve, më rrallë me
nauze, por pa u përkeqësuar gjatë aktivitetit fizik normal.

Shkaqet e dhembjes intensive të kokës s’ dihen
plotësisht, ndërsa faktorët kryesorë që ndikojnë konsiderohen të jenë stresi
dhe tensioni psikologjik.

Për trajtimin e dhembjeve intensive të kokës,
rekomandohet marrja e analgjezikëve të tillë si paracetamoli, barnat
josteroidale anti-inflamatorë dhe analgjezikët e kombinuar

Brufen® Effect (ibuprofen) përdoret për lehtësimin
simptomatik afatshkurtër të dhembjeve të lehta deri të moderuara, siç janë
dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës apo hemicranisë/dhimbje koke e shoqëruar me
migrenë apo hemicrani, neuralgjitë, dhembjet e dhëmbit, dhembjet artikulare dhe muskulare,
dhembjet e mesit, dhembjet menstruale dhe dhembjet që vijnë nga ftohjet
stinore.

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x