Thu. Aug 18th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Dioda ?

Kuptimi i fjalës Diodë

Dioda është elementi më i thjeshtë elektronik gjysmëpërçues. Përbëhet nga dy shtresa gjysmëpërçuesish të tipit P dhe të tipit N të bashkuara. Pjesa P e diodës quhet anoda A, ndërsa pjesa N katoda K. Vetia kryesore e diodës është se ajo përçon rrymën elektrike vetëm në një kah, prej anodës P nga katoda N. Në skajet e diodës në varësi prej tensionit shfaqet funksioni i diodës, që quhet karakteristika I-V e diodës. Nga ky funksion rryma rrjedh vetëm në drejtim prej anodës kah katoda, ndërsa në drejtim të kundër rryma është pothuajse zero. Dioda do të përçojë vetëm polaritetin e tensionit në skajet e saj është pozitiv. Kjo mënyrë e polarizimit të diodës quhet polarizim i drejtë, ndërsa kur anoda ka potencial negativ dhe katoda potencial pozitiv, polarizimi është i kundër. Raporti i intensiteteve të rrymave gjatë polarizimit të drejtë dhe të kundërt është shumë i madh, mbi 1000:1 në favor të polarizimit të drejtë. Asnjë element elektronik gjysmëpërçues, pra sa dioda, nuk është element ideal. Në diodë ideale do të kishte karakteristika për tensione V<0 dioda nuk përçon, ndërsa për tensione V>0 dioda përçon. Nga karakteristika I-V e një diode reale, edhe kur dioda është e polarizuar drejt, nëpër diodë do të rrjedhë një rrymë fare e vogël kur tensioni i polarizimit është më i vogël se 0,7 V, andaj ky tension quhet tensioni i pragut të përçimit dhe shënohet me VTH = 0,7 (ang.: Threshold Voltage). Dioda ka disa parametra karakteristike që përcaktohet gjatë procesit të fabrikimit të saj dhe këto janë : rryma maksimale gjatë polarizimit të drejtë, rryma e polarizimit të kundërt, tensioni maksimal që mund ta përballojë gjatë polarizimit të kundërt, kapaciteti parazitar që përcakton vetitë dinamike të saj, pra shpejtësinë e ndërrimit prej gjendjes përçuese në atë jopërçues dhe anasjelltas.

You cannot copy content of this page