Fri. May 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është energjia kimike ?

Energjia kimike është energjia e depozituar në lidhjet e lëndëve kimike . Gjatë zhvillimit të reaksioneve kimike , atomet riorganizohen nga njëra formë në tjetrën , kështu që energjia e tyre potenciale shndërrohet në energji kinetike . Për shembull , një pjesë e energjisë që sigurohet nga ushqimi , shndërrohet së fundmi në energji kinetike , e cila më pas mundëson një lëvizje të çfarëdoshme . Si doqoftë , ushqimet nuk mund të shërbejnë drejtpërdrejt si burim energjie për veprimtaritë e ndryshme të trupit të njeriut . Në të vërtetë , një pjesë e energjisë që sigurojnë ushqimet , ruhet përkohësisht në lidhjet kimike të adenozinë trifosfatit ose shkurtimisht të ATP – së . Më pas , lidhjet e ATP – së këputen dhe energjia e rezervuar çlirohet dhe përdoret për një veprimtari qelizore të caktuar . Energjia kimike në formën e ATP – së është forma bazë dhe më e rëndësishme e energjisë në sistemet e gjalla pasi përdoret në të gjitha proceset fiziologjike .

You cannot copy content of this page