Fri. May 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Energjia kinetike dhe potenciale ?

 

Çka është energjia kinetike ?

Energjia kinetike është energji në veprim . Energjia kinetike vihet re si në lëvizjen e vazhdueshme të pjesëzave më të imëta të lëndës ( atomeve ) , ashtu edhe në lëvizjen e objekteve në të mëdha ( topit në kërcim ) . Energjia kinetike vë në lëvizje objektet , të cilat , nga ana e tyre , mund të vënë në lëvizje objekte të tjera .

 

Çka është energjia potenciale ?

Energjia potenciale është formë e depozituar energjie ose energji inaktive . Ajo zotëron aftësinë ose potencialin për të bërë punë . P.sh. bateritë e një lodre të pa përdorur kanë energji potenciale , sikurse kanë muskujt e këmbëve kur prehemi të qetë në një kolltuk të rehatshëm.

Kur energjia potenciale çlirohet , atëherë ajo shndërrohet në energji kinetike , d.m.th. në energji të aftë për punë . P.sh. në një hidrocentral elektrik , uji që lëshohet drejt agregatit vë në lëvizje turbinën . Në të vërtetë , energjia është çështje e fizikës , por lënda dhe energjia janë të pandashme .

You cannot copy content of this page