© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Feokromocitoma

Çfarë është Feokromocitoma?

Shkruan: Dr. Amir Rexhepi – Endokrinolog

✅Te njeriu gjenden dy gjëndra mbiveshkore (adrenale) të vendosura mbi veshkat. Ato prodhojne substanca të quajtura hormone që rregullojnë presionin e gjakut , metabolizmin e lëngjeve dhe funksione të tjera të trupit. Një feokromocitomë është një tumor i pazakontë i gjëndrës mbiveshkore. Rrallë, ky lloj tumori zhvillohet jashtë gjëndrave mbiveshkore. Feokromocitomat sekretojnë një hormon të quajtur epinefrin ose komponime të ndërlidhura me to. Si rezultat do të jenë shtypja e lartë e gjakut, rrahje të shpejta zemre (palpitacione) ,dhimbje koke, dhe djersitje. Feokromocitomat llogariten të jenë shkak për një numër shumë të vogël të rasteve të hipertensionit.

✅Çfarë e shkakton Feokromocitomën?
Shkaku nuk dihet. Shumica e tumoreve nuk janë të lidhura me histori familjare, por rreth 10% janë pjesë e çrregullimeve tumorale endokrine familjare.

✅Cilat janë simptomat e Feokromocitomës?
Simptomat e zakonshme janë dhimbje koke që paraqiten dhe largohen, ankthi, rrahjet e shpejta të zemrës (palpitacione), djersitje, shtypje e lartë e gjakut, intolerancë (mosdurim) ndaj nxehtësisë dhe marramendje kur qëndroni në këmbë. Disa njerëz nuk kanë asnjë nga këto.Hipertensioni i pakontrolluar mund të shkaktojë humbje të shikimit, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave dhe goditje në tru.

✅Si diagnostikohet Feokromocitoma?
Mjeku juaj mund të dyshojë për një feokromocitomë për shkak të historisë së sëmundjes tuaj dhe ekzaminimit fizik. Do të bëhen teste të urinës dhe gjakut për të matur nivelet e hormoneve. Një test i urinës, urina e mbledhur 24 orë, mat substancat e quajtura katekolamina. Kur bëni këtë test ju nuk duhet të pini alkool ose kafeinë, ose të merrni amfetamina,benzodiazepinat, disa barna kundër depresionit, ose litiumin. Sepse, këto substanca mund të çojnë në nivele të larta false. Imazheria me rezonancë magnetike (MRI), CT dhe skanime të tjera mund të bëhet për të kërkuar vendndodhjen e tumorit. Tumoret jashtë veshkave mund të ketë nevojë për imazhe të të gjithë trupit me teste speciale të mjekësisë nukleare.

✅Si trajtohet Feokromocitoma?
Më shumë se 90% e feokromocitomave janë në gjëndrat mbiveshkore dhe mund të shërohen me operacion. Para operacionit do të jepen barna për të kontrolluar shtypjen e gjakut. Komplikimet nga operacioni përfshijnë gjakderdhjen dhe infeksionin. Feokromocitomat që janë malinje dhe janë përhapur nuk mund të kurohen me operacion. Një kombinim i kimioterapisë, terapisë me rrezatim dhe trajtime të tjera përdoren për të ndihmuar në kontrollimin e sëmundjes.
☎️ 049 536 336

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.