Çka është Fibromialgjia dhe si trajtohet?

loading...
Fibromialgjia, Cka eshte Fibromialgjia, Qka eshte Fibromialgjia, Reumatologjia, Afrim Gashi

Fibromialgjia nuk është sëmundje por është një
çrregullim jo-inflamator i cili përcillet me lodhje dhe dhimbje kronike
të  trupit.
Reumatologu Afrim Gashi ka treguar për KALLXO.com shkaqet e këtij problemi shëndetësor dhe mënyrën e trajtimit.
Sipas Gashit, etiologjia e fibromialgjisë është e panjohur,
megjithatë , teoritë e deritanishme mbështesin idenë se anomalia qëndron
në perceptimin e dhimbjes së përforcuar  brenda sistemit nervor
qendror.

Doktori thotë se pacientët me këtë çrregullim kanë disa simptoma që mund të çojnë në diagnostikimin e fibromialgjisë.
“Çrregullim i procesit të gjumit, abnormalitete të uljes së rrugës
analgjetike, zbritja e nivelit të seretoninës brenda trurit, zvogëlimi i
qarkullimit të gjakut ne disa pjese specifike siç është talamusi dhe
nucleus caudatus, paqëndrueshmëria autonome ( hipotensioni
ortostatik,takikardia), disfunksioni i brenda aksit
hypotalamo-pituitaro-adrenal dhe  ngritje e nivelit të  substancës P
brenda lëngut spinal ”thotë ai.
Sipas Gashit ka disa faktorë të rrezikut të cilat mund të ndikojnë në paraqitjen e këtij çrregullimit.
“Është 10 herë më e shpeshtë te femrat se sa tek meshkujt, mosha më
e shpeshtë është tek individët e moshës 20-50 vjeç traumat fizike p.sh 
lëndimet goditëse të qafës dhe trunkut, traumat psikologjike,
stresi,anksioziteti dhe depresioni,Infeksionet virale” thotë ai.
Por përkundër faktorëve të rrezikit doktori thotë se simptomat e
fibromialgjise mund të jenë të ndryshme nga pacienti në pacient.
“Simptomat më të shpeshta janë dhimbje të përhapura në vende të
ndjeshme  rreth trupit. Njerëzit mund të kenë ndjesi në pak presion mbi
muskuj ose rreth nyjeve.

Lodhja  e rëndë dhe problemet e gjumit janë
gjithashtu të zakonshme. Dikush me fibromialgji mund të mos ndihet i
rifreskuar pas fjetjes gjithë natën” thotë Gashi.
Doktori thotë se pacientët me këtë çrregullim mund të kenë edhe
depresion dhe ankth, dhimbje koke, probleme me kujdes ose të menduarit
qartë, probleme me traktin digjestiv dhe urinar, dhimbje të nofullës ose
veshëve e të tjera.

Sipas doktorit ky çrregullim mund të vërtetohet duke marrë parasysh
pasqyrën klinike të pacientit, historinë e plotë sociale, individuale,
familjare, psikologjike dhe historia e ndonjë trauma fizike, testet
laboratorike e të tjera.
Doktori thotë se trajtimi mund të bëhet me terapi me barna pa
barna, kjo përmes trajtimit në pishina me ujë të ngrohtë sepse sipas tij
ky tretman mund të përmirësojë dhimbjen dhe funksionin  e muskujve.
“Programi i ushtrimeve-përfshin  trajnimin aerobik dhe ushtrimet
për fortesimin e muskujve.Terapia e sjelljes kognitive (CBT)- është një
formë e psikoterapisë e cila bazohët në principet të cilat i ndihmojnë
njerzit të ndryshojnë mënyrat që i mendojnë, ndjejn dhe veprojnë.Të
tjerat: -relaksimi, rehabilitimi,fizioterapia, suporti psikologjik.”
thotë ai.

 
Doktor Gashi sygjeron pacientët me probleme të tilla të kërkojnë
ndihmën e doktorit dhe të mos anashkalojnë simptomat e këtij
çrregullimi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *