Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Filozofia ?

Kuptimi i fjalës filozofi

FILOZOFI f.

  1. Shkenca për ligjësoritë me të përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit njerëzor, si një nga format e ndërgjegjes shoqërore; shkenca që u jep njerëzve dije të përgjithshme për botën në tërësi, për vendin dhe rolin e njeriut në të dhe që përpunon bazat e përgjithshme të metodës për njohjen e për shndërrimin e natyrës, të shoqërisë e të ndërgjegjes. Filozofia idealistë. Filozofia antike.
  2. Tërësia e parimeve metodologjike, mbi të cilat bazohet një shkencë; doktrinë filozofike. Filozofia e së drejtës. Filozofia e Kantit. Filozofia e Hegelit.
  3. bised. Lëndë mësimore që jep njohuritë themelore të kësaj shkence në shkollë; teksti që përmban këto njohuri. Programi i filozofisë. Teksti i filozofisë. Profesori i filozofisë. Katedra e filozofisë. Dha provim në filozofi.
  4. bised. Tërësi pikëpamjesh a bindjesh që ka dikush për diçka. Filozofia e jetës.
  5. ~RA, ~RAT bised., iron. Fjalë e arsyetime të ndërlikuara që duken si të mëdha por që nuk kanë ndonjë vlerë; teori që nuk mbështeten dhe nuk zbatohen në praktikë; teorira. Ishte i vetmi për filozofira. Lëri filozofirat!

You cannot copy content of this page