Çka është Fonetika ?


Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Fonetika ?


Fonetika (nga greq. Phonetikós (fone = tingull, zë) është degë e gjuhësisë (e gramatikës) që studion tingujt e gjuhëve nga të gjitha pikëpamjet: nyjëtimin, veçoritë akustike dhe fiziologjike si dhe ndryshimet që bëjnë këtë gjatë përdorimit të tyre.

FONETIK mb. gjuh.

1. Që ka të bëjë me tingujt e të folurit a të gjuhës; që lidhet me fonetikën, që i përket fonetikës, i fonetikës. Sistemi fonetik. Struktura fonetike. Dukuri fonetike. Ligj fonetik. Veçori fonetike. Analizë fonetike.

2. Që ka një shkronjë të veçantë për çdo tingull a fonemë (për alfabetin); që shkruhet ashtu si shqiptohet, që mbështetet tërësisht a kryesisht te shqiptimi. Alfabeti fonetik. Drejtshkrim fonetik. Sipas parimit fonetik.

error: Content is protected !!