Fri. May 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Fosfori ?

 

FOSFOR m. kim.

Element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve etj. dhe që ndrit në errësirë e ndizet lehtë (simboli P.); lëndë me ngjyrë si të kuqe, që përmban këtë element dhe që përdoret për të bërë shkrepëse. Fosfori i bardhë (i kuq). Fosfor radioaktiv. Fosfori i shkrepëseve. Oksidi i fosforit. Djegia e fosforit. Orë me fosfor. Bombë me fosfor.

Fosfori është element kimik i cili u zbolua ne vitin 1669 nga alkimisti gjerman Hennig Brand duke e nxehur mbeturinat e thata të urines me rërë.Emri fosfor rrjedh nga gjuha (greq. fosforos = bartës i dritës). Fosfori është element kimik i cili gjendet në grupin e 15-të të sistemit periodik, me simbol P dhe me numer atomik 15. Ai ka 5 atome valente.

Perhapja në natyrë

Fosfori në industri përftohet nga nxehja e përzierjes së xeheroreve, që përmbajnë fosfor (fosforite), të rërës dhe të koksit në furra elektrike në temperatura të larta.

Vetitë fizike

Fosfori formon disa modifikime alotropike, por më kryesoret janë: fosfori i bardhë,fosfori i kuq dhe fosfori i zi.

Fosfori i Kuq

Është substancë me ngjyrë të kuq dhe është me pak aktiv se fosfori i bardhë.Kur fosfori i bardhë iu ekspozohet rrezeve të diellit ose ngrohet pa praninë e ajrit n temperature 250 deri në 350°C, shndërrohet në fosfor të kuq.Fosfori i kuq nuk ndizet vetvetiu në ajër dhe nuk është i rrezikshëm si fosfori i bardhë. Nuk tretet në disulfur karboni (CS2) dhe nuk është helmues. Molekula e fosforit të kuq përmban më shume atome se fosfori i bardhë,atomet jan tv lidhura nv varg (P4)n.Me nxehjen e fosforit të kuq në temperatura të larta pastaj me ftohjen e shpejtë të avujve të tij formohet fosfori i bardhë,oksideve të fosforit,acidit fosforik dhe kripërave të tyre,lëndëve helmuese luftarake,helmeve kundër brejtësve etj.

Vetitë kimike

Fosfori është me reaktiv se azoti.Ai bashëvepron me oksigjenin dhe formon dy okside:ku fosfori është me numër oksidimi (+3) (hekaoksidin e tetrafosforit, P4O10) dhe me numër oksidues (+5) (dekaoksdi i tetrafosforit (P4O10).Keto okside kur bashkëveprojnë me ujin formojnë acide.Oksidi i fosforit (III_ P4O6 quhet edhe treoksid fosfori,emri i përdorur që në kohën kur njihet formula empirike e komponimit P2O3.Oksodi i fosforit (V) P4O10 quhet edhe pentoksidi fofirit duke bazuar në formulën empirike (P2O5)

You cannot copy content of this page