Çka është Gastrina ?
Gastrina (gasrosekretina) është hormon indor, të cilin e sekreton mukoza e lukthit. Pasi të resorbohet dhe të bartet përmes gjakut, stimulon sekretimin e lëngut të lukthit. Pra, gastrina e shpreh ndikimin e saj në vendin e krijimit.
Sipas strukturës kimike është polipeptid, i ndërruar prej 17 aminoacideve. Tajimin e gastrinës në mukozën e lukthit e nxit histamina dhe acetilkolina.
Gastrina i stimulon qelizat e mukozës së lukthit që ta sistetizojnë dhe tajojnë HCL-in. Ajo nuk ka ndikim në biosintezën dhe sekretimin e enzimeve të mukozës së lukthit.