© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Gingivostomatiti herpetik te fëmijët

Gingivostomatiti herpetik te fëmijët

Gingivostomatiti herpetik është manifestimi klinik më i shpeshtë i infeksionit parësor me virusin Herpes simpleks në moshën e fëmijës shkruan Gazeta Shëndeti.

Sa është inkubacioni ?

Inkubacioni zgjat rreth 4-7 ditë , zakonisht 5 ditë .

Si manifestohet klinikisht sëmundja ?

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje ?

Sëmundja ka fillim të menjëhershëm me temperaturë , ethe , shqetësim , anoreksi , me ankesa në djegie dhe me dhembje në gojë .

Pas 2-3 ditësh paraqiten vezikulat , të cilat përfshijnë tërë mukozën e gojës ( gingivat , mukozën bukale , qiellzën e fortë dhe qiellzën e butë ) , tonsilat e po ashtu edhe gjuhën me madhësi prej 3-5 mm të cilat shpejt shndërrohen në ulçera .

Zakonisht preket edhe kufiri mukokutan në buzë , në vendet ku pështyma dhe jarga rrjedhin nga goja .

Mukoza e gojës dhe gingivat janë edematoze dhe hiperemike , gjatë manipulimeve dhe gjatë ekzaminimit gjakosin shumë .

Gjëndrat limfatike submandibulare zakonisht janë të rritura.

Trajtimi preferohet të bëhet me Vitamin C në formë të pikave ose sirupeve (3 deri 5 herë në ditë) dhe analgjetik në formë të sirupeve./Gazeta Shëndeti

Gingivostomatiti herpetik te fëmijët
Gingivostomatiti herpetik

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.