Çka është gjaku?

loading...

Çka është gjaku?, Gjaku shqip, Gjaku, Zemra, Qelizat e kuqe të gjakut, Oksigjeni, Hemoglobina, Globina, Hemi,

Gjaku (lat. Sanguis) është një ind lidhor i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut falë punës mekanike të muskulit të zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 – 6 litra gjak.

Gjaku është një lëng trupor tek te gjtha gjallesat poashtu edhe tek kafshët që i dhuron qelizave lëndë të nevojshme ushqyesve dhe oksigjen dhe i transporton mbetjet metabolike si mbeturinat larg nga këto qeliza. Kur ai arrin në mushkëri, ndodh shkëmbimi i gazit, me shpërndarjen e dioksidit të karbonit duke e përçuar nga gjaku në alveole (hojëza të mushkërisë) dhe të oksigjenit duke e shpërndarë në gjak.

Gjaku i oksigjenuar pompohet në anën e majtë të zemrës në venën pulmonare dhe hyn në arterien e majtë. Nga këtu ai kalon nëpër valvulën bicuspide, përmes barkushes dhe shpërndahet në të gjithë trupin prej aortës. Gjaku përmban antitrupa, ushqimin, oksigjenin,etj për të ndihmuar punën e trupit.

Gjaku përmban: qeliza të kuqe (eritrocite), qeliza të bardha (leukocite), pllakëza(trombocite) dhe plazmën, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45%, kurse pjesa lëngët 55%, të vëllimit të përgjithshëm.

Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinën. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një lidhje kimike.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *