Sat. Aug 13th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Glaukoma përfshin një grup të sëmundjeve të syrit që dëmtojnë nervin optik, shëndeti i të cilit është jetik për shikim të mirë.

Ky dëmtim shpesh shkaktohet nga një presion i lartë në syrin tuaj.

Si dëmtohet nervi optik?

Disa studime kanë treguar se presioni në sy është një faktor i madh rreziku për dëmtimin e nervit optik. Në pjesën e përparme të syrit është një hapësirë e quajtur dhoma e përparme. Një lëng i pastër vazhdimisht qarkullon brenda dhe jashtë kësaj dhome dhe ushqen indet në afërsi. Lëngu largohet nga dhoma në këndin e hapur, ku takohen kornea dhe irisi. Kur lëngjet arrijnë te këndi, ato rrjedhin përmes një vrime sfungjerore dhe dalin nga syri.

Te glaukoma me kënd të hapur, edhe pse këndi kullues është i hapur, lëngjet kalojnë shumë ngadalë përmes vrimës rrjedhëse. Meqë lënget mblidhen, presioni brenda syrit rritet deri në një nivel që mund ta dëmtojë nervin optik. Kur nervi optik është i dëmtuar nga rritja e presionit, mund të vijë deri te glaukoma me kënd të hapur dhe humbja e shikimit. Kjo është arsyeja se pse kontrollimi i presionit brenda syrit është i rëndësishëm.

Glaukoma është një nga shkaqet kryesore të verbërisë për njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme tek të moshuarit.

Faktorët e rrezikut

posa format kronike të glaukomës mund të dëmtojnë rëndë shikimin përpara se të shfaqet ndonjë shenjë ose simptomë, jini të vetëdijshëm për këta faktorë rreziku:
-Presion i lartë i brendshëm të syrit (presion intraokular)
-Mosha mbi 60 vjeç
-Një histori familjare të glaukomës
-Gjendje të caktuara mjekësore, të tilla si diabeti (sëmundja e sheqerit), sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe anemia
 -Kornea që është e hollë në qendër
-Një dëmtim i syrit ose lloje të caktuara të operacionit të syrit
-Marrja e ilaçeve kortikosteroide, veçanërisht pikave për sy, për një kohë të gjatë

Cilat janë simptomat e glaukomës?
Shumica e njerëzve me glaukomë me kënd të hapur s’ kanë simptoma. Nëse simptomat zhvillohen, zakonisht do të zhvillohen vonë në sëmundje. Kjo është arsyeja pse glaukoma shpesh quhet “hajdut i poshtër i shikimit”. Shenja kryesore është zakonisht një humbje e shikimit anësor, ose periferik.

Simptomat e glaukomës me  kënd të mbyllur zakonisht shfaqen më shpejt dhe janë më të dukshme. Dëmtimi mund të ndodhë shpejt. Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, kërkoni kujdesin mjekësor menjëherë:
-Nëse i shihni dritat me një hije përreth
-Keni humbje të vizionit
-Keni skuqje në syrin tuaj
-Syri që duket si i mjegulluar (veçanërisht te foshnjat)
-dhimbje stomaku ose të vjella
-dhimbje në sy

A mund të paraqitet glaukoma Nëse kam presion të rritur të syrit?
Jo patjetër. Jo çdo person që ka presion të rritur të syrit zhvillon glaukomë. Disa njerëz i tolerojnë nivelet e larta të presionit të syrit më mirë se të tjerët. Po ashtu, një nivel i caktuar i presionit të syrit mund të jetë i lartë për një person por normal për një tjerët.
Nëse glaukoma do të paraqitet te ju, kjo varet nga niveli i presionit që nervi juaj optik mund ta tolerojë pa qenë i dëmtuar, transmeton netdoktori. Ky nivel dallon nga një person te tjetri. Kjo është arsyeja se pse është shumë i rëndësishëm një kontroll i hollësishëm dhe i gjerë e syrit.

A mund të prekem nga glaukoma pa rritje të presionit në sy?
Po. Glaukoma mund të zhvillohet edhe pa presion të rritur të syrit. Kjo formë e glaukomës quhet glaukoma me tension të ulët ose me tension normal. Kjo është një glaukomë me kënd të hapur.

Si mund ta parandalojmë glaukomën?

Ju s’ mund ta parandaloni glaukomën. Por Nëse e zbuloni herët, mund të ulni rrezikun e dëmtimit të syve. Këto hapa mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit tuaj:

-Bëni ekzaminime të rregullta të syve. Sa më shpejt që mjeku juaj vë në dukje shenjat e glaukomës, aq më shpejt mund të filloni trajtimin. Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe keni një histori familjare të sëmundjes, bëni një ekzaminim të plotë të syrit çdo 1 deri në 2 vjet. Nëse keni probleme shëndetësore si diabeti (sëmundja e sheqerit) ose rrezikoheni nga sëmundje të tjera të syrit, mund t’ju duhet të shkoni më shpesh.
-Mësoni historinë tuaj të familjes. Pyesni të afërmit tuaj Nëse ndonjë prej tyre është diagnostikuar me glaukoma.
-Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj. Nëse zbulohet se keni presion të lartë në sy, ata mund t’ju japin pika për të parandaluar glaukomën.
-Ushtrimi. Aktiviteti i moderuar si ecja ose vrapimi të paktën tre herë në javë mund të ndihmojë në uljen e presionit të syve.
-Mbroni sytë tuaj. Përdorni syze mbrojtëse kur luani sporte ose punoni në projekte të përmirësimit të shtëpisë.

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x