Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Glikogjeni ?

Glikogjeni është polisakaridi, i cili gjendet kryesisht në mëlçi dhe në muskujt e organizmit të shtazëve dhe shërben si ushqim rezervë.

Teprica e glukozës në organizëm shndërrohet në glikogjen dhe rezervohet në mëlçi. Kështu p.sh gjatë punës së rëndë shpërbëhet në glukozë, të cilin organizmi e përdor si ushqim rezervë.

Struktura kimike e glikogjenit është e ngjashme me atë të amidonit. Amidoni, celuloza dhe glikogjeni janë polimerë të glukozës; ndryshojnë vetëm nga mënyra se si janë lidhur monomerët në secilin përbërës.

300px Glykogen.svg

Struktura ciklike e glikogjenit