© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Hipofiza ?

Hipofiza është gjëndër e cila ka madhësinë e një bizele, e vendosur në bazën e kafkës (poshtë trurit) dhe menjëherë prapa rrënjës së hundës. Ajo është e vendosur në mënyrë të sigurt në një zgavër kockore të quajtur sella turcica, dhe është e lidhur me hipotalamusin (një pjesë të trurit) nga një fije e hollë.

Gjëndra e hipofizës quhet edhe gjëndra kryesore (master), sepse praktikisht kontrollon metabolizmin, rritjen, pjekurinë seksuale, riprodhimin, presionin e gjakut dhe proceset e tjera fiziologjike jetësore si dhe funksionet e tyre.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.