Çka është Ikteri ?
Ikteri (zverdhja), është ngjyrosje në të verdhë e lëkurës, e membranave të mukozës dhe pjesës së bardhë të syve si rezultat i rritjes së sasisë së bilirubinës në gjak.
Ikteri është shenjë e një sëmundjeje në proces.
Bilirubina është produkt që prodhohet nga shkatërrimi i përditshëm natyral i rruazave të kuqe të gjakut në trupin tonë.
Molekula e hemoglobinës që është lëshuar në gjak prej këtij procesi ndahet dhe pjesa “heme” pëson një konvertim kimik që rezulton në bilirubinë.
Normalisht mëlçia metabolizon e sekreton bilirubinën në formën e bilës (vrerit).
Megjithatë, në qoftë se ka një dëmtim (ndryshim) në metabolizmin ose sekretimin (rrjedhjen) e bilirubinës, atëherë ndodh ikteri (zverdhja).