Çka është Incidenca ?
Incidenca – ka të bëjë me verifikimin e rasteve të reja. Incidenca përfaqëson proporcionin e individëve që goditen nga sëmundja në një periudhë të caktuar kohore. Ndryshe incidenca mund të kuptohet edhe si shpejtësia e tranzitit nga gjendja e shëndetshme në atë të sëmurë.
Për llogaritjen e incidencës nevojiten të paktën dy hetime të distancuara në terma kohorë; pra follow-up i popullatës nën studim. Incidenca nuk varet nga kohëzgjatja e sëmundjes. Incidenca është e rëndësishme për të vlerësuar përhapjen e një sëmundjeje apo gjendjeje patologjike ose/dhe për të studiuar përcaktorët (determinantët) e një patologjie.