© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
9836EEE4 2393 4C78 A75D DECDB33A1E4E

Çka është Interleukina 6 (IL-6) ?

Interleukina 6 (IL-6) është një proteinë nga familja e citokineve, prodhimi i së cilës rritet në trup në përgjigje të infeksioneve dhe dëmtimeve të indeve. Kontribuon në mbrojtjen e organizmit duke stimuluar reagimin e fazës akute i cili është një reagim sistemik i organizmit i drejtuar kundër infeksionit, inflamacionit dhe dëmtimeve të indeve, gjithashtu ndërmjetëson edhe në reagimin e rritjes së prodhimit të antitrupave.

Sa herë që ka inflamacion akut apo kronik, prodhohet IL-6, i cili më pas funksionon si një sinjal për të gjithë organizmin.

Indikacionet për përcaktimin e IL 6
Analiza e Interleukin-6 përcaktohet kur vlerësohet gjendja e pacientëve me:
✔️Infeksionet sistemike
✔️Infeksion i lokalizuar
✔️Sëmundje inflamatore kronike të tilla si: lupus ose artriti rheumatoid, diabet, sëmundje kardiovaskulare apo ICV
📌Interleukina 6 (IL- 6) dhe COVID-19 🦠
Te pacientet me COVID-19 janë kryer studime të shumta për të gjetur një shënues ideal që do të shërbente për të vlerësuar gjendjen e pacientëve me një formë më të rëndë të infeksionit.
“Citokine Storm” është një term i përdorur për lëshimin e tepërt të citokinave në përgjigje të infeksionit.
Ngritja e nivelit te IL-6 është pasojë e humbjes së kontrollit rregullator në prodhimin e citokinave, si në nivel lokal ashtu edhe në atë sistemik.
Dëmtimi i rëndë i organeve në disa pacientë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 mendohet të jetë i lidhur ngushtë me disregulimin dhe rritjen e prodhimit të citokinave.
🛑Vlerat e ngritura nënkuptojnë që pacienti është në gjendje inflamacioni dhe mund të tregojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes ose përkeqësimit të gjendjes‼️
✅Testin për IL-6 mund ta punoni në Laboratorin Bioticus
#COVID19 #Interleukin #inflammation #bloodtest 💉🦠🧪

9836EEE4 2393 4C78 A75D DECDB33A1E4E

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.