Çka është intoleranca ndaj laktozës?
Intoleranca ndaj laktozës është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet te qumështi. Kjo situate ndodh nga mungesa(deficenca) e sasisë së duhur e një enzime të quajtur laktaza e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së holle. Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri : glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak
Jo të gjithë njerëzit që kanë mungesë të laktazës kanë simptoma por ato që kanë quhen intolerancë ndaj laktozës.
Njerëzit ndonjëherë ngatërrojnë intolerancën e laktozës me intolerancën e qumështit të lopës sepse shpesh here simptomat janë të njëjta. Kjo nuk do të thotë që këto lloj intolerance janë të njëjta.
Intoleranca nga qumështi i lopës është një reaksion alergjik i sistemit imunitar ndërsa intolerancë nga laktoza shkaktohet nga sistemi tretës i trupit.
Cilat janë simptomat dhe shenjat e intolerancës ndaj laktozës?
Njerëzit me insuficence (sasi e pamjaftueshme) të laktozës për të tretur laktozën që ato kosumojnë mund të kenë shumë shqetësime.
Shenjat të cilat mund të shfaqen nga të lehta-deri të rënda përfshijnë:
Nauze(të përziera)
Dhimbje(krampe) dhe fryrje abdominale (barku)
Diarre(bakëqijtë)
Ashpërsia e simptomave varet nga një sërë faktorësh si p.sh; sasia e laktozës që personi mund të tolerojë, mosha, përkatësia etnike dhe shkalla e tretjes.