Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Jehona ?

Kuptimi i fjalës Jehonë

JEHONË f.

  • 1. Ajo që dëgjohet kur zëri a zhurma është përplasur diku (në mur, në faqe mali etj.) dhe është kthyer prapa; zë ose zhurmë që vjen nga larg; kumbim, ushtimë. Jehona e zërit (e thirrjeve, e këngës, e krismës). Vjen një jehonë nga mali (nga lugina).
  • 2. Përshtypja që bën diçka a ndikimi që ushtron kur përhapet, përkrahja që gjen dhe mbresa që lë; mënyra si e pret dikush një gjë dhe si i përgjigjet asaj. Jehona ndërkombëtare. Jehona e revolucionit (e kongresit, e fjalimit, e lëvizjes). Pati (bëri) jehonë (të gjerë, të madhe). Gjeti jehonë. I bëj jehonë diçkaje flas për diçka, duke shprehur edhe një qëndrim pohues ndaj saj; e përkrah diçka.

You cannot copy content of this page