Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Kalibri ?

Kuptimi i fjalës Kalibër

KALIBËR m. tek.

  • 1. Diametri i brendshëm i një gypi, i grykës së armëve të zjarrit etj.; diametri i predhës ose i fishekut. Armë të kalibrave të ndryshëm. Top i kalibrit të madh. Pushkë (predhë) me kalibër… Mat (përcaktoj) kalibrin.
  • 2. Vegël e posaçme për të matur a për të kontrolluar me përpikëri të madhe përmasat e një detali. Kalibri i thellësisë. Kontrolloj me kalibër.
  • 3. fig. libr. Cilësi, vlerë, rëndësi; shkallë. Lojtar i kalibrit ndërkombëtar. Shkrimtar i kalibrit të madh.