Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Kanceri i laringut është më i shpeshti ne tumoret e regjionit koke-qafe, ze 40% të tyre.
Ai përbën rreth 2-5% të tumoreve malinje të diagnostikuar në botë gjatë një viti. Në
dekadat e fundit është vënë re një rritje e shpeshtësisë së tij në vendet e
industrializuara ku kjo shifer arrin 6-8%.(1) Vendi me incidencën më të lartë është
Tajlanda me 18-19 raste për 100000 banorë për shkak të përdorimit të një lloji të
rrezikshëm duhani.

Në Shqipëri incidenca është rreth 3 raste për 100000 banorë.
Shpeshtësinë më të madhe e ka në dekadat 5,6,7 të jetës me kulmin e vet në meshkujt
e moshës 55-65 vjet. Aktualisht meshkujt janë rreth 10 herë më të prekur se femrat por
në vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit te pacienteve femra e lidhur kjo me
rritjen e konsumimit të duhanit prej tyre. Vetëm karcinoma postkrikoide takohet më
shpesh tek femrat. Në adoleshente dhe fëmijë takohet rrallë dhe ka prirje të jetë
papilaro – limfocitik jokeratinizues. Në rreth 95% të rasteve është karcinome
skuamocelulare e keratinizuar ose jo. Rrallë mund të takohen forma të tjera si:
adenokarcinoma , karcinosarkoma , kondrosarkoma, karcinoma neuroendokrine
etj.(2,3)

 

Kanceri i laringut është një sëmundje e rëndë vdekjeprurëse e lidhur kjo me stadet e
avancuara në të cilat diagnostikohet ndërkohë që po të diagnostikohet dhe trajtohet
herët mbijetesa shkon 70-90%. Trajtimi i tij ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, në fillim
të shekullit të kaluar ishte kryesisht kirurgjikal, aplikohej laringektomia totale ose
parciale, ndërsa në fillim të viteve ’90 futja e kemioterapisë dhe radioterapisë bëri që
t’i kushtohej më shumë rëndësi ruajtjes së funksioneve të laringut pa dëmtuar shkallën
e mbijetesës. Kohët e fundit teknikat e reja kirurgjikale endoskopike dhe përdorimi i
lazerit po sjellin një frymë te re në trajtimin e tumoreve malinje të laringut./Gazeta Shëndeti

You cannot copy content of this page