Shëndeti
Tue. Mar 28th, 2023
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është kardioverter/ defibrilatori implantabil (ICD)?

Aparati ICD është një lloj aparati ose baterie që vendoset në zemër dhe përdoret në trajtimin e ç’rregullimeve të ritmit (aritmive) fatale, pra aritmive që mund të shkaktojnë vdekje të papritur.

Në rast të paraqitjes së aritmisë, ICD-ja reagon pa humbur kohë mbrenda sekondave me një elektroshok të vogël duke e rregulluar në këtë mënyrë ritmin dhe eventualisht duke ia shpëtuar jetën pacientit.

Sëmundja më e përhapur që paraqet mundësi te lartë për aritmi fatale është kardiomiopatia e dilatuar iskemike (KMP iskemike), apo zgjerimi i zemrës si pasojë e infarktit të zemrës.

Me përvojë mjekësore dhe punime të shumta shkencore dihet se rreth 25-30 % të pacientëve që kanë pasur infarkt në zemër dhe kanë zemër te zgjeruar dhe me fuqi të dobësuar (FE/fraksion të ejeksionit më të ulët se 35%), mund të pësojnë aritmi fatale brenda një viti.

Të gjithë udhërëfyesit bashkëkohorë në të cilët bazohen trajtimet e këtyre gjendjeve/sëmundjeve duke përfshirë edhe ato të SHBA-së dhe të Evropës, rekomandojnë implantimin e ICD-së te ky grup i pacientëve.

United Hospital Prishtinë
Numri kontaktues: 038 60 70 70/ 046 60 70 70
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova.
Info@united-hospital.com
www.united-hospital.com

#unitedhospitall #prishtine #dijedhezgjidhje #knowledgeandsolution #ICD #arrythmia #cardiology #kosovo

You cannot copy content of this page