Sat. Aug 13th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Kinematika ?

 

Kinematika është pjesë e mekanikës e cila e studion lëvizjen mekanike pavarësisht prej shkaqeve që e shkaktojnë lëvizjen.

Fjala kinematikë vjen prej fjalës greke kinema, që do të thotë lëvizje.

Për themelues të kinematikës bashkohore llogaritet Galileo Galilei i cili i pari e zbuloi ligjin për ramjen e lirë dhe ligjet për lëvizjen e trupave të hedhur nën ndonmjë kënd në lidhje me horizontin.

Ligjet në kinematikë do t’i përkufizojmë duke shqyrtuar lëvizjen e pikës materiale (trupi dimensionet e të cilit mund të elemenohen).

Pozita e pikës materiale në hapësirë mund të caktohet vetëm në lidhje me ndonjë trup tjetër (ose grup i trupave) që kushtimisht llogaritet për e palëvizshme. Trupi i atillë quhet trup referent. Zgjedhja e trupit referent varet prej kushteve të detyrës së shqyrtuar dhe në të lëvizja të përshkruhet në mënyrë më të thjeshtë. Nëse trupi referent është lidhur me sistemin koordinativ, fitojmë sistem referent. Trupi i cili e ndryshon pozitën e tij në lidhje me trupin referent quhet trup i lëvizur.

Disa trupa në lidhje me trupin referent lëvizin, kurse tjerët të palëvizshëm. Kjo tregon se lëvizjet mekanike janë relative. Kështu tregon se lëvizjet mekanike janë relative. Kështu për shembull, udhëtarët të cilët gjenden në tren, i cili lëviz në lidhje me stacionin e trenit.

You cannot copy content of this page