Klonimi i ADN-së
Teknika e klonimit të ADN – së lejon identifikimin nga gjenomi e njeriut i një gjeni me interes .
Fillimisht , fragmentet e ADN – së përftohen nga prerja e të gjithë ADN – së në përmbajtje të qelizës me një nukleazë restriksioni shkruan Gazeta Shëndeti.
Fragmentet e ADN – së bashkohen secili me një element gjenetik vetëreplikues ( një virus ose një plasmid) , i cili është prerë gjithashtu nga e njëjta nukleazë restriksioni .
Viruset ose plasmidet janë molekula të vogla rrethore ADN – sh që ndeshen në natyrë dhe mund të replikohen shpejt kur hyjnë në një nga qelizat bakteriale. Ato janë vektorë jashtëzakonisht shumë të përdorshëm për shumimin e një segmenti ADN – je .
Menjëherë sapo segmente ADN – je inserohen në viruse apo plasmide , këto të fundit futen në qeliza bakteriale , të cilat janë bërë përkohësisht të përshkueshme nga ADN – ja .
Këto qeliza të transfektuara janë të afta të prodhojnë një numër të madh kopjesh të virusit ose plasmidit , që përmbajnë fragmentin e ADN – së .
Me këtë metodë , një koleksion bakteresh me përmbajtje plasmidesh mund të krijojë një komplet të plotë të gjenomës humane .
Ky regjistër i ADN – së humane mund të përdoret më tej për të identifikuar gjenet që na interesojnë ./Gazeta Shëndeti