Çka është Koronarografia ?
Koronarografia është një procedurë që përdor një ngjyrë të veçantë (kontrastin) dhe rrezet x për të parë se si rrjedh gjaku nëpër arteriet e zemrës.
Qëllimi i kësaj procedure është të shihet nëse arteriet koronare janë ngushtuar apo bllokuar.
Një kateter (tub i hollë plastik) futet përmes arteries më të madhe në trup (aortës) përmes kyçit të dorës ose arteries së ijeve derisa të arrijë në arteriet koronare të zemrës.
Injektohet një ngjyrë e veçantë e ndjeshme ndaj rrezeve X (kontrasti) dhe merren fotografi dinamike të enëve të gjakut ndërsa kontrasti lëviz nëpër to.
Rekomandohet kur pacienti ka:
-Simptomat e sëmundjeve të arterieve koronare si dhimbja e gjoksit (angina,
-Dhimbje rrezatuese në gjoks, nofulla, qafë ose krah që nuk mund të shpjegohet me teste të tjera,
-Një defekt të zemrës me të cilin ka lindur pacienti (sëmundje kongjenitale të zemrës),
-Rezultatet jonormale në stres test të zemrës,
-Probleme të tjera të enëve të gjakut ose dëmtim te gjoksit,
-Problem me valvulat e zemrës.
Burimi: Spitali ALOKA