Çka është Kozmetologjia dekoruese ?
Kozmetologjia dekoruese i përfshin mjetet për zbukurim të fytyrës, trupit, flokut dhe thonjve.
Për dekorim të fytyrës zbatohen pluhura dekorues, skuqës për fytyrë, preparate për kapakët e syve, qerpikë dhe vetulla, shkëlqyes dhe lapsa për buzë, preparate për errësim artificial të lëkurës, për zbardhje të lëkurës dhe preparate për depilim.
Pjesët e trupit, siç janë dekolteja dhe këmbët, zbukurohen me pluhura të ndryshëm dhe mjete për errësim, ndërsa qimet hiqen me depilim.
Flokët zbukurohen me preparate për ngjyrosje të përkohshme ose të vazhdueshme, ondulacion i ftohtë i vazhdueshëm, laçet për flokë dhe preparate për zbardhim.
Dekorimi i thonjve bëhet me preparate për manikyr, për lustrim, laçet për thonj dhe larguesit e laçeve.