Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Kristali ?

Kuptimi i fjalës Kristal

KRISTAL m.

  • 1. Kokrrizë e disa lëndëve të ngurta natyrore, që është shumëfaqëshe dhe zakonisht e tejdukshme. Kristal rëre. Kristalet e kripës (e sheqerit).
  • 2. Lloj qelqi i përpunuar me plumb dhe me silikat potasi, që është më i tejdukshëm e më i rëndë se qelqi i zakonshëm, që shkrihet më lehtë se ky dhe përdoret për të bërë sende zbukurimi, qelqurina, pasqyra etj. Vazo (gotë, pasqyrë) kristali. Xham kristali. Rruaza kristali.
  • 3. përd. mb. Shumë i pastër, shumë i kthjellët, fare i kulluar; shumë i shndritshëm; i kristaltë. Ujë kristal. Qielli ishte kristal. Me sytë kristal.