Çka është Leksikologjia ?
Leksikologjia (nga greq. Léxis = fjalë + lógia = shkencë, dituri për fjalët) është degë e gjuhësisë, e cila i studion fjalët e një gjuhe. Ajo i studion veçoritë, vlerat dhe kuptimet e fjalëve; pastaj tërësinë dhe shtresat e tyre, njësitë frazeologjike, ngarkesat emocionale të tyre etj.
LEKSIKOLOGJI f. gjuh.
- Degë e gjuhësisë që studion leksikun e gjuhës. Leksikologjia e përgjithshme. Leksikologjia shqipe. Leksikologjia historike (përshkruese).