© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është mëtoj ?

Kuptimi i fjalës Mëtoj

 

MËTOJ I kal.

  1. Kërkoj me këmbëngulje të bëhet diçka, të më plotësohet a të më pranohet diçka etj., kërkoj diçka sikur të ishte e drejta ime, pretendoj. Mëton shumë. Mëton me (pa) të drejtë.

MËTOJ II kal.

  1. Dalloj a kuptoj diçka, vë re; e marr vesh, e zbuloj diçka pasi e kam gjurmuar a hetuar, e pikas, e nuhat (edhe fig.). E mëtoi vonë (shpejt). S’e mëtoi dot nga larg. E mëtoi se çfarë njeriu ishte. E mëtoi ku e kishte hallin.
  2. Rregulloj, ndreq, qeveris. Mëtoi dhomën (shtëpinë). Mëtoi opingat.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.