Çka është Mitra ?
Mitra (Lat. Uterus) është një organ që i përket sistemit riprodhues të gjinisë femërore.
Te gjitarët, roli i mitrës është të pranojë dhe të mbajë zhvillimin e embrionit (fetusit) gjatë periudhës së shtatzënisë.
Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi.
Mitra përfshin një shtresë muskulore të lëmuar, të jashtme – miometrin – dhe një shtresë mukoze të specializuar, të brendshme – endometrin.
Funksioni kryesor i mitrës është që të sigurojë fiksimin dhe rritjen e qelizës vezë zë pllenuar dhe ushqyerjen dhe zhvillimin e embrionit.
Përfaqëson edhe një rrugë të kalimit të spermatozoidëve që tentojnë të arrijnë vezën që duhet pllenuar.
Mitra vazhdon me qafën e mitrës, e cila më tej vazhdon me vaginën.
Mitra (pa fetus brenda) ka përmasat e një kumbulle. Qafa e mitrës, e gjatë tre centimentra, është zgjatim i mitrës. Të dyja ngjasojnë me një dardhë të kthyer përmbys. Mitra, kur nuk është aktive, nuk ka asnjë funksion. Pra, nuk prodhon hormone që mund t’i hyjnë në punë dikujt ose askush nuk ka dijeni ër to, të paktën deri sot.
Pavarësisht këtyre fakteve, për gratë mitra është emocionuese. Për shumë prej tyre simbolizon të qenët femër, simbolizon feminilitetin dhe aftësinë për t’u bërë nëna. Njësoj si zemra, ajo është një pompë që ushqen fëmijën me gjak dhe simbol i dashurisë.
Mitra ka tri shtresa. Duke filluar nga brenda jashtë, ato janë: endometri, miometri dhe membrana seroze ose peritoneumi. Çdo muaj, përgjatë gjithë moshës së pjellorisë, endometri, epiteli që mbulon gjithë kavitetin e mitrës, rritet dhe më pas shpërbëhet. Pas menopauzës, dobësohet dhe nuk është më aktiv. Është ky vendi ku strehohet embrioni. Në këtë shtresë mjekët marrin material për të kryer biopsinë e endometrit.
Miometri është muskuli i mureve të mitrës që gjatë shtatzanisë zmadhohet, ndërsa gjatë lindjes apo abortit, kontraktohet.
Seroza – shtresa e tretë e mitrës – e lëmuar dhe me shkëlqim, mbulon të gjitha sipërfaqet e organeve të abdomenit, përfshirë edhe mitrën. Detyra e saj është të mos lejojë hyrjen e asgjëje në kavitetin peritoneal (hapësirën e barkut nga diafragma deri në dyshemenë e pelvisit).
Qafa e mitrës përbëhet nga: epiteli kolimnar dhe piteli skuamoz. Qelizat që veshin kanalin e mitrës, marrin emrin e epitelit kolummnar, sepse ky i fundit ka disa shtresa dhe hapësira boshe. Gjerësia e tij përbëhet nga një shtresë qelizash dhe prodhon muskulin që ndihmon spermatozoidet të arrijnë brenda mitrës. Nga ana tjetër, lënda ngjitëse që përmban ky mukus, e mban qafën e mitrës të mbyllur dhe nuk e lejon të hapet në çaste të gabuara.
Epiteli skuamoz mbulon pjesën e jashtme të qafës, nga ana e vaginës; është po e njëjta shtresë që mbulon gjithë trupin (pra, epiderma). Ky epitel tkurret, merr frymë, sekreton, mbron, është i papërshkrueshëm… është Gore –Teks (material i papërshkrueshëm nga uji ) natyral. Ai përbëhet nga shumë shtresa: në hyrjen e kanalit të qafës uterine ndodhet bashkimi i epitelit kolumnar dhe skuamoz (zakonisht ky quhet bashkimi ose junksioni). Kjo pikë bashkuese luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin gjinekologjik.
Mitra (uterusi) është një organ i zgavërt në formë dar- dhe i vendosur në legenin e femrës, në të cilin fëmija i palindur rritet deri sa të lindet. Mitra përbëhet nga dy segmente/pjesë: trupi muskulor i mitrës (corpus uteri) i cili nga brenda është i veshur me një mukozë specia- le, dhe qafa e mitrës (cervix uteri) bashkë me gojëzën, që arrin gjer në vagjinë.
Mitra (uteri) është organ me formë të dardhës dhe gjendet në legenin (pelvisin) e femrës. Është me gjatësi rreth 7,7 cm e gjerë 5 cm dhe e thellë 2,5- 3 cm. Një e treta e poshtme e mitrës vazhdon për poshtë në vagjinë dhe quhet qafa (cervix uteri). Pjesa e sipërme quhet fundus (fundus uteri) dhe paraqet vendin ku strehohet qeliza vezë e fekonduar (embrioni) dhe vazhdon të rritet në bebe (fetus). Pjesa e mesme është më e madhe dhe quhet trupi i mitrës (korpus uteri). Nga të dyja anët e mitrës vazhdojnë kanalet të ashtu quajturat tuba të falopit, secila e lidhur me një vezore (ovarium) plot me qeliza vezë.
Mitra një pjesën e përparme qëndron në pjesën e sipërme të fshikëzës së urinës. Për mitrën në këtë pozitë themi se është në antefleksion ose anteversion (anteflexio/anteversio uteri). Te disa gra mitra është e anosur në drejtim të kundërt, në drejtim të zorrës së trashë. Për mitrën në këtë pozitë themi se është në retrofleksin ose retroversion (retroflexio/retroversio uteri). Është e përfaqësuar tek rreth 40% e populates femërore. Kjo gjendje nuk konsiderohet si anormale. Nuk ka ndikim mbi mundësinë të ngelë shtatzënë as mbi aftësinë e spermatozoidëve të hyjnë në brendi të mitrës, nëpërmjet tubave të falopit deri te qeliza vezë dhe ta fekondojnë. Nocionet përdoren për të përcaktuar pozitën e mitrës në raport me fshikëzën e urinës./Gazeta Shëndeti