Sat. Aug 13th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Ndajfolja ?

NDAJFOLJE f. gjuh.

Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që tregon një tipar të veprimit a të gjendjes, rrethanat a mënyrën e veprimit ose shkallën e cilësisë a të veprimit. Ndajfolje përemërore (rrethanore, pyetëse, mohuese). Ndajfolje kohe (vendi, mënyre, shkaku, cilësie, sasie, qëllimi, krahasimi).

 

Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që plotëson para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, sasi. Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër.

-Llojet e ndajfoljes janë:

Ndajfolje mënyre;

Ndajfolje vendi;

Ndajfolje kohe;

Ndajfolje sasie.

-Ndajfolja e mënyrës luan rolin e grupeve parafjalore rrethanore mënyre.

• Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë: mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht etj, që tregojnë cilësinë e veprimit; menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur etj, që tregojnë ecurinë e veprimit; cekët, gjerë, gjatë, thellë, ulët etj, që tregojnë përmasa; bujarisht, trimërisht, besnikërisht, teorikisht etj, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht etj.

Vjollca vallëzon bukur.

-Ndajfolja e vendit luan rolin e grupeve parafjaloretëplotësittëvendit.

• Ndajfoljet kryesore të vendit janë: afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi.

Makina u kthye djathtas.

-Ndajfolja e kohës luan rolin e grupeve parafjalore rrethanore kohe.

• Ndajfoljet kryesore të kohës janë: dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet etj, që tregojnë kohën e saktëtëkryerjessëveprimit; njëherë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti etj, që tregojnë një kohë të papërcaktuar.

Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

-Ndajfolja e sasisë luan rolin e grupeve emërore rrethanore sasie.

•Ndajfoljet kryesore të sasisë janë: shumë, pak, tepër, fort, njëherë, dy herë etj, që tregojnë në ç’masë realizohet veprimi; fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak etj, që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.

Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Ndajfolja, Kuptimi i fjalës

You cannot copy content of this page