Newborn Screening është një test për bebet e posalindura i cili detekton çrregullimet gjenetike të trashëguara nga prindërit, të cilat mund të shkaktojnë një pengesë në rritjen dhe zhvillimin normal të foshnjes dhe gjithashtu vonesa mendore ose sëmundje që mund të çojnë deri në vdekje të parakohshme.
Ky test detekton tek foshnja e posalindur 56 sëmundje dhe anomali të ndryshme, prej te cilave shumica mund të kurohen nëse trajtohen në kohë.
Testi duhet të kryhet brenda 48-72 orëve pas lindjes së foshnjes. Preferohet që foshnja të jetë ushqyer me proteina 24 orë më parë. Nëse bëhet kërkesë nga mjeku neonat, mund të kryhet edhe disa ditë pas lindjes.
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni:⬇️
📞038776757
Të përkushtuar ndaj cilësisë, të përkushtuar ndaj jush!😍