Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Prevalenca ?

Prevalenca (përhapja) është bashkësia e të gjitha rasteve ekzistente në një moment të caktuar në një popullatë të caktuar. Prevalenca apo përhapja është e thjeshtë të përcaktohet dhe mat praninë e ngjarjes/eventit në popullatë. Kështu prevalenca kuantifikon proporcionin e individëve të sëmurë në një popullatë, në një moment të caktuar, dhe jep kësisoj një vlerësim të probabilitetit apo riskut që një individ ka për t’u sëmurur. Prevalenca merr vlera nga 0-1.

Prevalenca e një sëmundje apo gjendjeje patologjike mund të llogaritet edhe nëpërmjet prodhimit të Incidencës me Kohëzgjatjen e sëmundjes (Prevalenca P = Incidencë I x Kohëzgjatje K). Kështu, prevalenca e një patologjie rritet me rritjen e kohëzgjatjes së sëmundjes. Rritet me rritjen e incidencës së sëmundjes. Po ashtu edhe me zvogëlimin e vdekshmërisë dhe përmirësimin e aftësive diagnostikuese./Rinstikt Blog

You cannot copy content of this page