Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Çka është riprodhimi qelizor dhe riprodhimi i organizmit njerëzor ?

Riprodhimi mund të ndodhë si në nivel qelizor , ashtu edhe në nivele më të larta . Riprodhimi qelizor nënkupton ndarjen e qelizës mëmë dhe formimin e dy qelizave bija. Këto qeliza mund të përdoren më pas për rritjen e trupit ose për riparimin e pjesëve të tij të dëmtuara .

Riprodhimi i organizmit njerëzor , ose ndryshe i një individi të ri , është detyra thelbësore e sistemit riprodhues .

Riprodhimi i organizmit njerëzor mundësohet nga bashkimi i spermatozoidit me vezën . Nga ky bashkim formohet veza e fertilizuar , e cila me kalimin e kohës shndërrohet në beben që pritet të lindë . Funksioni i sistemit riprodhues është nën kontrollin e përsosur të sistemit endokrin.