Çka është Semantika ?


Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Semantika ?


Semantika (nga greq. Semantikē téchnē (sema = shenjë, kuptim, thënie) = kuptimi i fjalës) është degë e gjuhësisë, e leksikologjisë, e cila i studion kuptimet e fjalëve në gjendjen e sotme të tyre.  Ndryshe quhet edhe semasiologji.

Në kuptimin më konkret ajo sot merret si nëndegë e leksikologjisë, që studion anën kuptimore të fjalëve, domethënien, llojet dhe ndryshimet kuptimore që pëson fjala gjatë zhvillimit historik të gjuhës. 

Semantika merret edhe me studimin e kuptimit të njësive të tjera gjuhësore (të togfjalëshave etj.).

error: Content is protected !!