Thu. Jan 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është sistemi i organeve dhe trego funksionet e tyre ?

Sistemi i organeve nënkupton një grup organesh që ndihmojnë njëri – tjetrin për realizimin e një qëllimi të përbashkët . P.sh. organet e sistemit kardiovaskular – kryesisht zemra dhe enët e gjakut – bëjnë të mundur që gjaku dhe lëndët ushqyese të qarkullojnë pa ndërprerje në drejtim të të gjitha qelizave të trupit . Organet e sistemit tretës : goja , ezofagu , stomaku , zorra e kështu me radhë , zbërthej në ushqimin deri në pjesëza fare të vogla , të cilat më pas përthithen dhe përfundojnë në gjak . Nga ana tjetër , sistemi tretës eliminon nga trupi ynë pjesët e patretura të ushqimit . Sisteme të tjera organesh janë : sistemi nervor , sistemi respirator , sistemi endokrin, sistemi urinar dhe sistemi riprodhues.