© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

ÇKA ËSHTË STENTI? 🫀

Stenti është një tub i vogël që futet në arteriet koronare të ngushtuara apo të bllokura, dhe që mundëson më pastaj qarkullimin e lirë të gjakut në atë pjesë të zemrës. Pas futjes së stentit në vendin e dëshiruar, përmes balonimit bëhet hapja e stentit dhe fiksimi i tij në vend, arteria e ngushtuar apo e bllokuar merr formën e mëparshme.

Stenti i parë intrakoronare është implantuar në vitin 1986.

Ekzistojnë dy lloje të stentave: stentat metalik dhe stentat me medikamente.

Studimet e fundit kanë dëshmuar se stentat me medikamente janë më të mirë dhe kanë një jetëgjatësi më të lartë se stentat metalike. Për kundër kësaj, pasi që stentat janë trupa të huaj bëjnë stimulimin e reaksioneve të ndryshme imunologjike që për pasojë kanë proliferimin e qelizave përreth stentit.

Po ashtu, si pasojë e dëmtimit të murit të brendshëm të arterieve nga vendosja e stentit, ekziston një tendencë më e lartë e formimit të koagujve të gjakut në këto vende dhe ndodh bllokimi i menjëhershëm i stentit që mund të jetë vdekjeprurëse. Për këtë, pacientët kanë nevojë të marrin dy hollues gjaku.

United Hospital Prishtina
Kontakt: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Info@united-hospital.com
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.