© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është steriliteti?

Ekzistojnë dy lloje të steriliteti – primar dhe sekondar.

Steriliteti primar është kur dikush që asnjëherë nuk ka mbetur shtatzënë ka probleme, ndërsa steriliteti sekondar është kur dikush më herët ka mbetur shtatzënë, por ka vështirësi të mbetet shtatzënë prapë.

Çka e shkakton sterilitetin?

Ka shumë shkaktarë, por te gratë mungesa e ovulimit të rregullt mund të jetë shkaktari, e gjithashtu dëmtimi i tubave të bllokuar fallopian, apo një sëmundje e njohur si endometrioza.

Te meshkujt, shkaktari kryesor i sterilitetit është numri i vogël i spermatozoideve apo kualiteti i dobët i spermës.

Faktorë tjerë që ndikojnë te steriliteti janë: mosha, pesha, stresi, alkooli, sëmundjet seksuale, etj.

Si të trajtohet steriliteti?

Steriliteti trajtohet përmes shumë tretmanëve mjekësore, procedurave kirurgjike dhe IVF-së.

Procedurat kirurgjike mund t’i ndihmojnë ata që vuajnë nga endometrioza, ndërsa nga trajtimet mjekësore mund të përfitojnë gratë që vuajnë nga mungesa e ovulacionit.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.