Çka është Stresi?
Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre.
Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Disa njerëz e përcaktojnë stresin si dukuri apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave.
Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike – të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Megjithatë, shumica e psikologëve e konsiderojnë stresin si një proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj një dukurie kërcënuese.
Shih edhe:
Stresi, armiku më i madh i shëndetit tonë