Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Struktura ?

Kuptimi i fjalës Strukturë

 

STRUKTURË f.

  1. Mënyra si janë vendosur dhe si janë të lidhura në mes tyre pjesët përbërëse të diçkaje; ndërtimi i brendshëm, përbërja. Struktura e tokës (e gëlqerorëve, e shkëmbinjve). Struktura e gjuhës. Struktura e shtetit. Struktura organizative e ndërmarrjes. Struktura qelizore e bimëve. Struktura e re e shkollës.
  2. kryes. Pjesët përbërëse me organet e tyre drejtuese, të ndërtuara sipas një vartësie të caktuar në organizimin shtetëror, ushtarak etj. Struktura e ministrisë. Strukturat e ushtrisë.
  3. spec. Vendosja e pjesëve a e elementeve përbërëse të një sistemi dhe marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet tyre, që studiohen nga një shkencë; mënyra e organizimit të elementeve përbërëse të sendeve e të dukurive si shprehje e unitetit të formës me përmbajtjen.
  4. kryes. ndërt. Shtyllat dhe pjesët e tjera më të qëndrueshme që mbajnë një ndërtesë.Struktura të parafabrikuara. Struktura e pallatit.