Burimi: Dr. Flamur Marku – Pulmolog
Torakocenteza ose punksioni pleural është një procedurë për të hequr lëngun nga hapsirat pleurale.
Një gjilpërë vihet përmes murit të gjoksit në hapësirën pleurale.
Hapësira pleurale është hapesire e vogel midis pleurave të mushkërive.
Pleura është një shtresë e dyfishtë e membranave që rrethojnë mushkëritë. Brenda hapësirës është një sasi e vogël normale e lëngut.
Lëngu i tepërt në hapësirën pleurale quhet efuzion pleural. Kur kjo të ndodhë, është më e vështirë të marrësh frymë sepse mushkëritë nuk mund të fryhen plotësisht. Kjo mund të shkaktojë gulçim dhe dhimbje. Këto simptoma mund të keqesohen gjatë aktivitetit fizik.
Kur duhet te behet torakocentezaza?
Pasi te realizohet Rentgeni, CT apo ultratingulli i mushkerive, dhe konstatohet prani e efusionit pleural duhet te behet Torakocenteza. Torakocenteza duhet të bëhet për të gjetur shkakun e efuzionit pleural, gjithashtu për të trajtuar simptomat e efuzionit pleural duke hequr lëngun. Lëngu pastaj ekzaminohet në një laborator per analizat e nevojshme.
Torakocenteza mund të ndihmojë në diagnostikimin e problemeve shëndetësoresiç janë:
Sëmundjet e zemres ( insuficienca kardiake), shkaku më i zakonshëm i efusionit pleural.
Tuberkulozi (TB).
Pneumonia.
Kanceri.
Mpiksja e gjakut në mushkëri (emboli pulmonare).
Një zonë me qelb në hapësirën pleurale (empiema).
Lupus eritematoz sistemik (SLE) dhe sëmundje të tjera autoimune.
Inflamacioni i pankreasit (pankreatiti).
Insuficienca e mëlçisë.
Çfarë ndodh pas Torakocentezes?
Pas procedurës, shtypja e gjakut, pulsi dhe frymëmarrja duhet të monitorohen. fasha mbi vendin e shpuarjes kontrollohet për gjakderdhje ose lëng tjetër.
Nëse është kryer si procedurë ambulatore, mund të shkoni në shtëpi kur mjeku konstaton se është në rregull.
Në shtëpi, ju mund të vazhdoni rutinen dhe aktivitetet tuaja normale, por nuk duhet te bëni aktivitet të fortë fizik për disa ditë.