Çka është Varikocela ?
Varikocela është rrjedhojë e zgjerimit venave që drenojnë në venat e brendshme spermatike.
Rreth 10% e meshkujve të rini shfaqin varikocela dhe ana e majtë preket më shpesh.
Në mënyrë tipike varikocelat janë pasojë e paaftësisë së valvulave të venave të brendshme spermatike. Megjithatë prania e varikocelave unilaterale të anës së djathtë rrit dyshimet e drenazhimit të dobët në pikën e bashkimit të venës testikulare të djathtë dhe venës renale të djathtë, e cila mund të jetë pasojë e një mase të madhe renale anën e djathtë. Për veç kësaj, shfaqja e papritur e varikocelës në një burrë të vjetër rit dyshimin e një mase retroperitoneale që çon në drenazhimin e përshtatshëm të venave testikulare.
Ekzaminimi i burrit me varikocelë në pozicionin vertikal, tregon për praninë e një mase, të zgjeruar, gjarpëruese venoze që shtrihet posteriorisht deri dhe mbi teste, mund të shtrihet deri në unazën e jashtme inguinale dhe manovra e valsavës mund të rris shkallën e dilatimit.
Përqendrimi i spermatozoideve dhe lëvizshmëria e tyre është e ulur në mënyrë të dukshme në 65 deri 75% të subjekteve.
Infertiliteti vërehet në një përqindje të lartë të individëve me varikocelë në krahasim me pjesën tjetër të popullatës.
Lidhja kirurgjikale e venave të zgjeruara spermatike të brendshme, mund të rivendosi fertilitetin.
Megjithatë, vetëm në rastet ku mungon fertiliteti, ku mungon rritja e dobët testikulare gjatë adoleshencës ose kur mungojnë shqetësimet e pacientëve të lidhura me këtë gjë rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale.