Mon. Dec 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Vepra ?

Kuptimi i fjalës vepër

VEPËR f.

  • 1. Ajo që bën dikush me një qëllim të caktuar, veprim; punë. Vepër e mirë (e keqe, e hijshme, e pahijshme). Nuk e ndajmë fjalën nga vepra. Njeriu gjykohet nga veprat, jo nga fjalët.
  • 2. Prodhimi, a përfundimi i veprimtarisë e i punës së një njeriu, të një grupi njerëzish ose të një populli; punë a veprimtari që bëhet nga dikush në dobi të masave të gjera të popullit. Vepër madhështore (e lartë). Vepër e popullit, e masave punonjëse. Vepra e Leninit do të rrojë në shekuj.
  • 3. Krijim në fushën e artit, të letërsisë, të shkencës etj.; libri që përbën këtë krijim. Vepër letrare (artistike, shkencore, filozofike, muzikore, poetike, humoristike, kinematografike). Vepër origjinale. Vepra të zgjedhura. Vepra të plota. Veprat e klasikëve. Idetë e veprës. Analizoj (zbërthej) një vepër.
  • 4. përmb. Tërësia e atyre që ka krijuar dikush në fushën e artit, të letërsisë, të shkencës etj.; krijimtaria e dikujt. Vepër e pavdekshme. Vepra e një shkrimtari. Vepra e Naim Frashërit. Vepra e Aleksandër Xhuvanit.
  • 5. Ndërtesë a grup ndërtesash, uzinë, rrugë, hekurudhë a ndërtim tjetër së bashku me pajisjet, që bëhet për të plotësuar nevojat ekonomike, shoqërore, kulturore etj.; diçka që ngrihet a që ndërtohet për këto qëllime. Vepër ekonomike (ujitëse). Vepër e re. Veprat e pesëvjeçarit. Vepër mbrojtjeje. Ndërtoj një vepër të re. Preu shiritin e veprës.
  • Vepër arti ndërt. shih tek ART,~I.

You cannot copy content of this page