Çka janë antioksidantët dhe cili është funksioni i tyre?

 

Oksigjeni është baza e gjithë jetës bimore dhe shtazore. Është ushqyesi jonë kryesor, i nevojshëm për çdo qelizë në çdo sekondë të ditës. Pa atë ne s’mund të çlirojmë energjinë ushqimore që drejton të gjithë proçesin trupor.

Por, oksigjeni është kimikisht reaktiv dhe shumë i rrezikshëm në reaksionet normale biokimike. Ai mund të bëhet i paqëndrueshëm dhe i aftë për të oksiduar molekulat e afërta. Kjo mund të shkaktojë dëmtime qelizash, të cilat mund të krijojnë kancerin, inflamacionin, dëmtimin arterial dhe plakjen. Të njohura si radikale të lira oksiduese, ky ekuivalent trupor i ndotjeve nukleare mund të çarmatoset për të larguar rrezikun. Radikalet e lira janë bërë në të tëra proceset e oksidimit, duke përfshirë duhanin, djegien e benzinës për të krijuar tymra, rreze, skuqje ose ushqimet në zgarë dhe procese normale trupore. Kimikatet e afta për të çarmatosur radikalet e lira janë quajtur antioksidantë. Disa janë njohur si ushqyes thelbësorë, siç është Vitamina A dhe Beta Karoteni, Vitamina C dhe E. Të tjerat, siç janë bioflavonoidet, anthocyanidins, pyenogenol dhe mbi qindra identifikime të tjera mbrojtëse të gjetura në ushqimet e zakonshme, s’ka. Andaj janë të nevojshme antiosksidantët si Vitamina A, Beta karoteni, Vitamina C dhe Vitamina E.

1

Balanca ndërmjet konsumimit tuaj të antioksidantëve dhe ekspozimit ndaj radikaleve të lira mund të jetë balanca ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ju mund të ngjisni shkallët në favorin tuaj, duke bërë ndryshime të thjeshta në dietën tuaj dhe me anë të suplementeve antioksidante.

Antioksidantët në shëndet dhe sëmundje

Ngadalësimi i procesit të plakjes s’është më një mister. Rezultatet më të mira në studimet kërkimore janë arritur vazhdimisht duke i dhënë kafshëve dieta me pak kalori dhe të larta në antioksidantë. Me fjalë të tjera, saktësisht atë që kishin nevojë dhe jo më shumë. Kjo zvogëlon “stresin oksidativ” dhe siguron mbrojtje maksimale të antioksidantëve. Shtazorët e ushqyer në këtë mënyrë jo vetëm që jetojnë 40 përqind më gjatë, por gjithashtu gjatë jetës së tyre janë më aktivë. Gjithashtu, studime të tjera afatgjata duhet akoma të përmbushen dhe ekziston çdo lloj arsyeje që i njëjti princip të aplikohet edhe te njerëzit. Gjithashtu, studimet kanë treguar se rreziku i vdekjes është reduktuar te njerëzit me nivele të larta të antioksidantëve në gjakun e tyre dhe konsumimit të lartë dietik.

Nga ana tjetër, nivelet e ulëta të Vitaminës A, Vitamina C dhe Vitamina E janë të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Nivelet e gjakut të Vitaminës E dhe Beta Karotenit te ata që e vuajnë këtë problem, janë të përgjysmuara në krahasim me të moshuarit që s’e kanë sëmundjen Alzheimer. Një studim mori në shqyrtim 633 njerëz jo të sëmurë të moshës gjashtëdhjetepesëvjeçare, të niveleve të larta të vitaminës C ose vitaminës E. Një numër i vogël në çdo grup pritej që të shfaqnin shenjat e AD pesë vite më vonë. Asnjë s’i shfaqi. Një studim tjetër, i publikuar në Revistën Amerikane mjekësore, zbuloi se rreziku i zhvillimit të AD ishte 67 përqind më i ulët në ato me një konsumim madhor të Vitaminës E, sesa tek ata me një konsumim të ulët.

Njerëzit e moshuar me nivele të ulëta të Vitaminës C në gjakun e tyre, e kanë njëmbëdhjetë herë më të lartë rrezikun e zhvillimit të kataraktit në krahasim me ata që kanë nivele të larta.

Në mënyrë të ngjashme, ato që kanë nivele të ulëta të Vitaminës E në gjak e kanë pothuajse të dyfishuar rrezikun, ndërkohë që njerëzit që konsumojnë 450 IU të Vitaminës E në ditë, e kanë të përgjysmuar rrezikun e zhvillimit të kataraktit. Nivelet e Vitaminës A janë zbuluar që të jenë vazhdimisht të ulëta te njerëzit me kancerin e mushkërive.

Në fakt, konsumimi i ulët i Vitaminës A dyfishon rrezikun e kancerit të mushkërive.

Në mënyrë të ngjashme, konsumimi i Beta Karotenit nga frutat e freskëta dhe zarzavatet zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive te gratë dhe meshkujt që s’pinë duhan. Në një studim, duke i dhënë 8300 IU në ditë suplemente Beta Karoten, në 71 përqind të pacientëve me kancer oral, rezultoi përmirësim (leukoplakia), ndërkohë që 57 përqind e pacientëve që u jepej 200,000 IU vitamina A në ditë kishin një shërim të plotë. Vetë Beta Karoteni s’do të ishte një zgjedhje e zgjuar për t’u marrë në formën e suplementeve nëse jeni një duhanpirës.

Suplementet e Vitaminës E dhe vitaminës C përgjysmojnë rrezikun e atakut të zemrës, ndërkohë që në një studim madhor tek infermierët, ato që konsumonin 15 deri në 5.500 IU Beta Karoten në ditë kishin një reduktim rreziku prej 40 përqind të atakut dhe një reduktim rreziku prej 22 përqind të atakut të zemrës, krahasuar me ato që konsumonin vetëm 1600 IU në ditë. Ata që kishin konsumim dietik ditor të Beta Karotenit e kishin të përgjysmuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjes kardiovaskulare. Ata që marrin 1000 mg Vitaminë C gjithashtu ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut.

Antioksidantët ndihmojnë gjithashtu në sistemin tuaj imun dhe në rritjen e rezistencave ndaj infeksioneve.

Te fëmijët, suplementet e rregullta të Vitaminës A pakësojnë në mënyrë sinjifikative infeksionet e traktit respirator (të frymëmarrjes). Antioksidantët janë shfaqur që të redukotjnë edhe shenjat e Sidës, në një numër të vogël rastesh. Ato rrisin fertilitetin, reduktojnë inflamacionin në artrit dhe kanë rol kryesor në shumë gjendje, përfshirë ftohjet dhe sindromën e lodhjes kronike.

Sinergjia e antioksidantëve është jetësore

Antioksidantët janë lojtarë grupi. Ju keni nevojë për kombinim të Vitaminës E dhe vitaminës C dhe Beta Karotenit, ashtu sikundër të glutationit, acidit lipoik dhe koenzimë Q10, për të kryer punën e çarmatosjes së antioksidantëve në mënyrë të duhur. Marrja e vetëm një prej këtyre antioksidantëve jo vetëm që është diçka jo e zgjuar, por gjithashtu është edhe e rrezikshme. Ndërkohë që, më shumë se dyqind studime kanë treguar se Beta Karoteni zvogëlon rrezikun e shumë kancereve, tri studime kanë treguar se suplementet e Beta Karotenit mund të rrisin rrezikun e kancerit edhe nëse konsumoni vetëm duhan.

Pse kjo kontradiktë e dukshme?

Le të ekzaminojmë vendimin më të fundit negativ, të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Kancerit. Ata i ndanë njerëzit me histori të tumorit kolorektal në katër grupe. Grupit të parë iu dha 6900 IU Beta Karoten, grupit të dytë 100 mg Vitaminë C dhe 600 Iu vitamin E,  grupit të tretë Beta Karoten, Vitaminë C dhe vitaminë E dhe grupit të katërt Placebo. Ndërkohë që kishte më pak shanse që të ndodhte tumori kolorektal, ekzistonte një rritje modeste në krijimin e kancerit ndërmjet atyre që merrnin vetëm suplemente Beta Karoten, konsumonin cigare dhe pinin alkool çdo ditë.

A nënkupton kjo që Beta Karoteni është një vitaminë e miëfilltë, që shton rrezikun te ata që pijnë duhan dhe alkool, por duke ruajtur ata që s’i konsumojnë këto të fundit? Sigurisht që jo. Ajo që dukuri së fundmi është që oksidantët te cigarja janë Beta Karoten oksiduese dhe në mungesë të vitaminave të tjera sinergjike siç është Vitamina C dhe vitaminë E. Kjo shkakton më shumë dëme sesa të mira.

Këshilla ime është që të hiqni dorë nga cigaret, të konsumoni ushqime të pasura në antioksidantë, siç është Beta Karoteni dhe të merrni ushqyes shtësë multivitaminash që përmbajnë antioksidantë ose formula antioksidantesh të mira.

Testimi i potencialeve të antioksidantëve tuaj

Aftësia për të qëndruar larg sëmundjeve varet nga balanca ndërmjet konsumimit të radikaleve të lira të dëmshme dhe antioksidantëve mbrojtës. Në kohën që shkalla i largohet të qëndruarit shëndetshëm, shenja të hershme fillojnë që të zhvillohen, siç janë infeksionet e vazhdueshme, të nxirat, lëkura e dobët ose plakja e lëkurës e shpejtë.

Një shenjë tjetër e aftësisë së antioksidantëve të dobët është pastrimi i trupit pas një mbingarkese të radikaleve të lira. Kështu që, për shembull, nëse ju ndiheni të pirë pas disa ushtrimeve ose pas ekspozimit ndaj ndotjes (siç është ngecja në trafik ose qëndrimi në një dhomë me duhanpirës), aftësia juaj antioksidante mund të ketë nevojë për përmirësim.

Një mënyrë më e përshtatshme për të përcaktuar statusin tuaj antioksidant është të paturit e një profili antioksidant biokimik. Këto teste gjaku masin nivelet e Beta Karotenit dhe Vitaminave C dhe E në gjakun tuaj dhe përcaktojnë sesa mirë sistemet e enzimave tuaja antioksidante (siç është glutathione peroxidase) janë duke funksionuar. Pjesa më e madhe e laboratorëve ushqyes e ofrojnë këtë test, por ndërkohë, kjo përcakton nëse ekziston ndonjë problem antioksidant. Ajo s’do të përcaktojë se cilët ushqyes mungojnë. Pyesni mjekun ose dietologun tuaj për këto teste, pasi këto janë shumë pak të pranishëm për publikun në mënyrë direkte.

Antioksidantët – ushqimet më të mira

Çdo vit më shumë janë gjetur antioksidantë në natyrë, duke përfshirë substancat te manaferrat, rrushi, domatet, mustarda, brokoli dhe te barishtet. Këto substanca siç janë bioflavonoid, likopene dhe anthocyanidins, s’janë ushqyes thelbësorë, por janë shumë ushqyes./Revista Psikologjia

Marrë nga libri “Jeto shëndetshëm” Anila Kalleshi

Previous post Vlerat Mirëbërëse Të Vitaminës E – Ushqimet ku gjendet
42FB20B1 0934 43D6 AC3F E567164D1B3F Next post Hilmi Dauti – Biografia