Çka janë emrat e përgjithshëm ?
Një numër i madh emrash shërbejnë për të emërtuar një frymor, një send, një dukuri të çfarëdo lloji etj.. në mënyrë të përgjithësuar,pa
dalluar nga frymorët, sendet e nga dukuritë të së njëjtës farë. P.sh. djalë,vajzë, nxënës, student, bujk, punëtor, libër, laps, fletore, shkolla,fushë, arë, oborr, lule; ngjarje luftë, vetëtimë, bubullimë, flamur etj.
Sa për sqarim po e marrim fjalën shkollë. Me këtë emër emërtohet çdo ndërtesë ku mësojnë nxënësit, studentët etj. Po ashtu me emrin nxënës emërtohet çdo fëmijë ose i ri ae re, që i ndjek mësimet në një shkollë.
Këta emra quhen të emra të përgjithshëm.