Çka janë emrat e përveçëm ?
Si ndahen emrat e përveçëm ?
Këta emra ndahen në disa grupe:
a) Emra njerëzish (personash), llagape (patronime), si p.sh.:Asdren, Bardhyl, Agron, Brikenë, Arbër, Shpresë, Agim, Dardan, Epirot, Xhevahir, Prevezë, Fatmire, Mrikë, Tivar, Vjollcë etj.; Kristoforidhi, Gashi, Kelmendi, Berisha, Domi, Çabej, Jokl, Ygo, Katiçiçi, Bardhi, Frashëri, Jakova, Noli, Krasniqi, Hoti, Kuçi, Mulaku, Mula, Buzuku, Mazreku, Shkabaj, Mehaj, Bardhaj, Gjonaj, Topulli, Kostallari, Dodi, Goçaj, Rraci, Gjinari etj.
b) Emrat gjeografikë, të cilët emërtojnë vende, qytete, male, lumenj. dete, pastaj shtete, kontinente, krahina, katunde etj.:
Kosovë, Dukagjin, Prishtinë, Shkup, Shkodër, Tiranë,Zagreb, Selanik, Prevezë, Sharr, Tomor, Trigllav, Ibër, Dri, Vardar,Danub, Shkumbin, Adriatik, Egje, Mesdhe, Jugosllavi, Rumani, Shqipëri, Itali, Kubë, Nikaragua, Salvador, Francë, Evropë, Azi, Amerikë etj.
c) Emra institucionesh, ndërmarrjesh, fabrikash, veprash letrare, shkencore, rrugësh etj.: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Fabrika e Amortizatorëve e Prishtinës, Ndërmarrja ndërtimore Ramiz Sadiku”, “Gjurmime albanologjike”, “Vëllazërimi”, “Studime gjuhësore” nga Eqrem Çabej, “Bagëti e bujqësi”e N. Frashërit, rruga “Emin Duraku”, shkolla “Ismail Qemali” gazeta “Flaka e
vëllazërimit” etj.
Shënim: Emrate përveçëm të llojeve, që u zunë ngojë më lart, shkruhen kurdoherë me shkronjë të madhe.